Tare dhe Alvarez njëzëri pas derbit: Me rëndësi janë 3 pikët

- Bota Sot

Tare dhe Alvarez njëzëri pas derbit: Me rëndësi janë 3 pikët

Tirana ka fituar derbin përballë Partizanit, në kuadër të javës së 33-të të “Abissnet Superiore”.

Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 2-1.

Pas këtij dueli ka folur autori i golit të dytë te Tirana, Freddy Alvarez i cili fitoi çmimin "Lojtari i Ndeshjes". 

“Nis ndeshjen nga stoli? Jam shumë i kënaqur për 3 pikët e ekipit, kjo ka rëndësi. Trajneri e ka në dorë kush luan nga fillimi dhe kush futet në pjesë të dytë. Trajneri e mendoi që sot mund ta ndihmoja ekipin më shumë nga stoli.

Provove dy herë nga distanca, kaq shumë besim? Është një forcë e imja që të gjuaj nga distanca.

E kam tentuar dhe mendova që mund të futej gol. Tirana? Unë me tifozët dhe klubin jam shumë i kënaqur.

Në një moment të vështirë timin, më kanë ndihmuar, kanë qenë në krahun tim”, tha Alvarez.

Ndërsa në rolin e “përkthyesit”, foli edhe sulmuesi bardheblu, Etienne Tare.

"Normal që do të isha më i kënaqur të luaja më shumë, por trajneri e ka vetë në dorë. Sa herë që më jepet mundësia jap maksimumin. Morëm këto 3 pikë dhe dolëm nga zona e “play-out”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot