A mund ta fitojë Barcelona titullin ndaj Realit në El Clasico?

- Bota Sot

A mund ta fitojë Barcelona titullin ndaj Realit në El Clasico?

Barcelona po vazhdon dominimin në La Liga dhe është shumë pranë sigurimit të titullit të dytë radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flicku arriti fitoren e nëntë radhazi në kampionat, duke mposhtur 2-0 Getafen me golat e Fermin Lopezit dhe Marcus Rashfordit.

Ky rezultat e çoi Barcelonën në kuotën e 85 pikëve, plot 11 më shumë se Real Madridi, që barazoi 1-1 me Real Betisin.

Me vetëm pesë ndeshje të mbetura (15 pikë në lojë), diferenca është shumë e vështirë për t’u rikuperuar.

Barcelona mund të shpallet kampione që më 3 maj, nëse fiton ndaj Osasunas dhe nëse Real Madridi nuk arrin të fitojë ndaj Espanyolit.

Nëse kjo nuk ndodh, gjithçka mund të vendoset në El Clasico më 10 maj në “Camp Nou”.

Në atë skenar, një fitore ndaj rivalit të përjetshëm do t’i jepte Barcelonës titullin, duke e bërë triumfin edhe më të veçantë.

Ky do të ishte titulli i 29-të i Barcelonës në histori, duke e mbajtur në vendin e dytë në listën e të gjitha kohërave, pas Real Madrid që kryeson me 36 tituj.

Megjithatë, në epokën moderne, Barcelona ka qenë dominante: që nga viti 2000, katalanasit kanë fituar 13 tituj, duke ngushtuar diferencën me madrilenët, të cilët kanë fituar 9 gjatë së njëjtës periudhë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot