Legjenda e futbollit, Ibra: Nuk kisha çfarë të haja, çdo muaj më takonin 75 euro nga shteti

- Bota Sot

Legjenda e futbollit, Ibra: Nuk kisha çfarë të haja, çdo muaj më takonin 75 euro nga shteti

Futbollisti më i mirë suedez i të gjitha kohërave, boshnjaku Zlatan Ibrahimoviç e kaloi fëmijërinë në Suedi, ku u rrit me motrën Sanelën dhe me nënën Jurka dhe babanë Shefiku.

Nuk pati kushte ideale për jetesë; nëna e tij punonte gjithë ditën, ndërsa babai Shefiku u bë alkoolist dhe martesa e prindërve të tij u shkatërrua.

“Isha i lumtur kur babai vinte te nëna për të na marrë mua dhe motrën, sepse ishte radha e tij që ta kalonim ditën me të.

Shkonim në një parking të madh, më ulte në prehrin e tij dhe më lejonte ta rrotulloja timonin e një Opel Kadet të kaltër të errët.

Pastaj na çonte për hamburgerë të mëdhenj dhe akullore me krem.

Kjo ishte lumturia e vërtetë. Shpesh shkonim edhe për peshkim bashkë.

Një herë u zura me Sanelën dhe, duke qenë se babai im ka karakter të ngjashëm me timin, na i rrëmbeu shkopinjtë e peshkimit nga duart dhe i hodhi në liqen, pastaj u kthyem në shtëpi”– ka zbuluar Ibrahimoviçi në librin e tij të ri “Adrenalin”. 

“Babai im vuante për shkak të luftës në ish-Jugosllavi, nëna punonte punë të rënda nga mëngjesi deri në mbrëmje, nuk kisha çfarë të haja dhe gjithmonë kisha veshur të njëjtën tuta sportive, për shkollën as të mos flasim.

Futbolli ishte lumturia ime e vetme, i vetmi segment i jetës ku ndihesha i lirë nga problemet e mia.

Miqtë e tij dikur i zbuluan se çdo muaj i takonin 75 euro nga shteti suedez, sepse ndiqte shkollën, por ato para i merrte babai i tij. Ai shkoi te babai Shefiku dhe e zgjidhi keqkuptimin rreth parave të xhepit.

“Maxi dhe Vincent kanë para xhepi me të cilat blejnë ushqim në mensën e shkollës dhe për shpenzime të tjera të vogla, por janë shumë të zgjuar; kur u duhet diçka, kërkojnë nga unë ose nga Helena që t’ua blejmë dhe nuk i shpenzojnë paratë e tyre. Edhe unë si fëmijë kisha kartelën time.

Çdo muaj më takonin 75 euro nga shteti sepse shkoja në shkollë. Nuk e dija këtë, sepse babai nuk m’i jepte. Këtë ma përmendën shokët e klasës:

“Shiko, ato janë paratë e tua. Duhet t’i kërkosh nga babai”. Atëherë shkova te babai dhe i thashë:

“Më fal, pse të gjithë shokët e mi i marrin këto para, ndërsa unë jo?”.

Në fillim bëri sikur nuk kuptonte, pastaj shkuam bashkë në bankë dhe më bëri kartelë debiti. Paratë derdheshin çdo muaj më datën 20.

Unë në orën 23:59 isha para bankomatit, edhe kur binte borë dhe kur temperatura ishte dhjetë gradë nën zero.

Kur binte ora dymbëdhjetë, fusja kartelën për të tërhequr paratë”– kujtoi ish sulmuesi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot