Federata e Peshkatarëve të Kosovës ka njoftuar se më 25 prill 2026, rreth orës 18:00, rojet e saj kanë zhvilluar aksione në mbrojtje të shumimit të peshkut në zonën Nashec–Prizren, Krushë dhe deri në Lukinjë.
Gjatë këtyre kontrolleve janë konfiskuar rrjeta të paligjshme të peshkimit, ndërsa aktivitetet janë zhvilluar me angazhimin e plotë të rojeve në terren.
Ndërkaq, edhe më 23 prill në Nashec, rojet kanë konfiskuar dy rrjeta të krahut dhe një mjet të ndaluar peshkimi (terfuk/gjid), për çka është iniciuar menjëherë kallëzim penal.
Nga Federata u është shprehur mirënjohje rojeve për punën dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen e pasurisë ujore.