Amir Rrahmani ka zgjatur kontratën e tij me Napolin deri në vitin 2029, njoftoi Nicolo Schira.
Burimi italian pohon se mbrojtësi i Kosovës ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2029, sipas së cilës ai do të fitojë 3.8 milionë euro në vit. Nuk dihet nëse kjo është paga bazë dhe nëse do të marrë bonuse përveç saj.
Sipas Capology, një burim jozyrtar i pagave të futbollistëve, Rrahmani deri më tani ka fituar një pagë bazë prej 3.2 milionë eurosh, me një shifër të mundshme prej 800,000 eurosh në bonuse.
Qendërmbrojtësi i Kosovës hodhi poshtë oferta nga Arabia Saudite, Turqia dhe Anglia për të qëndruar në Napoli, pohon Schira.
Ai ka qenë në klubin napolitan që nga viti 2020, kur mbërriti nga Verona për 15 milionë euro.
Këtë sezon, si lojtar i ekipit të parë, ai ka 23 paraqitje, një gol dhe një asist, por humbi një pjesë të ndeshjeve për shkak të lëndimit. Transfermarkt vlerëson kartonin e tij në 12 milionë euro.