Xavi Simons shpërthen ndaj tifozëve të Wolves pas lëndimit të rëndë

- Bota Sot

Xavi Simons shpërthen ndaj tifozëve të Wolves pas lëndimit të rëndë

Fitorja e parë e Tottenhamit për vitin 2026 ndaj Wolves ka mbetur në hije të një incidenti të rëndë dhe dëmtimeve shqetësuese, ku ylli holandez Xavi Simons është parë duke shpërthyer ndaj tifozëve vendas derisa po largohej nga stafi mjeksor pas një lëndimi në gju.

Mesfushori 23-vjeçar, i cili u lëndua në pjesën e dytë të ndeshjes në "Molineux", iu përgjigj me fyerje abuzimeve të tifozëve të Wolves.

Ndërkohë që trajneri Roberto De Zerbi u shpreh i frikësuar për shkallën e lëndimit të tij, i cili mund ta lërë jashtë fushave në një moment kritik kur "Spurs" po luftojnë për mbijetesë.

Ndonëse goli i Joao Palhinhas i dha Tottenhamit tre pikë shprese në betejën për të evituar rënien e parë nga liga që nga viti 1977, humbja e mundshme e Simonsit shton listën e gjatë të mungesave si Maddison, Kulusevski e Kudus, duke vënë në rrezik edhe pjesëmarrjen e holandezit në Botërorin e kësaj vere.



Lexoni të gjitha në Bota Sot