Ka momente në futboll që shkojnë përtej golave, asisteve apo edhe rezultatit të ndeshjes.
Një nga ato momente erdhi në minutën e 88′ gjatë ndeshjes Getafe-Barcelona e mbyllur me fitoren e pastër 0-2 të blaugranave.Teksa Pedri po dilte nga fusha për ti lënë vendin e tij Kasados, tifozët vendas u ngritën në këmbë dhe filluan të duartrokisin duke brohoritur emrin e tij.
Një gjest i rrallë në futboll, zakonisht i rezervuar vetëm për performanca vërtet të veçanta ose talente gjeneratash që lënë një përshtypje të qëndrueshme në lojë.
Ishte një moment që nënvizoi saktësisht pse Pedri është kaq shumë i vlerësuar. Gjatë gjithë ndeshjes, ai kishte diktuar ritmin, kishte kontrolluar posedimin dhe vazhdimisht e bënte lojën të dukej e lehtë në mes të fushës.
Nën presion, në një fushë të vështirë dhe në një ndeshje fizikisht të kërkuar, ai përsëri gjeti mënyra për t’u imponuar.
Për tifozët e Getafes, vlerësimi ishte i menjëhershëm dhe instiktiv. Momente të tilla nuk janë të zakonshme dhe për Pedrin, ende në fillimet e karrierës së tij, kjo është një tjetër shenjë se sa shpejt e ka arritur atë nivel respekti.