Rrahmani vazhdon me Napolin edhe për dy vite

- Bota Sot

Rrahmani vazhdon me Napolin edhe për dy vite

Amir Rrahmani ka zgjatur kontratën me Napolin deri në vitin 2029, në një marrëveshje të re afatgjatë që e konfirmon rëndësinë e tij në projektin e klubit italian.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Nicolò Schira, marrëveshja është arritur dhe gjithçka është zyrtarizuar, me dokumentet që janë nënshkruar ditëve të fundit.

Kontrata e re parashikon një pagë prej 3.8 milionë eurosh në vit për mbrojtësin kosovar, shkruan Gazeta Express.

Rrahmani është kthyer në një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Napolit, duke u shndërruar në një element të pazëvendësueshëm në formacionin e skuadrës kampione të Italisë në vitet e fundit.

Ky rinovim tregon besimin e plotë të klubit në qendërmbrojtësin kosovar, i cili pritet të vazhdojë të ketë rol kyç në objektivat afatgjata të Napolit në Serie A dhe në garat evropiane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot