Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, ka deklaruar hapur misionin e tij për ti dhuruar Cristiano Ronaldos trofeun e vetëm që i mungon: Kupën e Botës 2026.
Në një intervistë dhënë për Wayne Rooney në BBC, kapiteni i "Djajve të Kuq" u shpreh se triumfi në këtë Botëror do të ishte shpërblimi i merituar për gjithçka që 41-vjeçari i ka dhënë futbollit botëror ndër vite.
Sipas burimeve të Goal.com, Fernandes po përpiqet të krijojë atmosferën e duhur në dhomat e zhveshjes së Portugalisë që rrugëtimi i fundit i pesë herë fituesit të "Topit të Artë" të mbyllet me lavdinë më të lartë në skenën ndërkombëtare.
Përtej angazhimit me kombëtaren, e ardhmja e Brunos në Old Trafford mbetet e sigurt nën drejtimin e Michael Carrick, pasi klubi ka refuzuar çdo ofertë nga Arabia Saudite pas një sezoni ku ai dhuroi 18 asistime.
Fernandes e mbylli citatin e tij duke thënë: "Unë vërtet shpresoj që ne mund tia dalim mbanë, jo vetëm për Portugalinë, por për gjithçka që Cristiano i ka dhënë futbollit dhe botës," duke e bërë këtë turne objektivin kryesor të karrierës së tij aktuale.