Panik në kombëtaren e Gjermanisë

- Bota Sot

Panik në kombëtaren e Gjermanisë

Kai Haverc ka pësuar një tjetër dëmtim vetëm pak kohë pasi ishte rikthyer në formë të plotë.Incidenti ndodhi në minutën e 32-të të ndeshjes mes Arsenalit dhe Njukasëllit kur sulmuesi gjerman u rrëzua në fushë dhe kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore.

Sipas raportimeve, ai po vuante nga një problem në ijë dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte ndeshjen. Gjermani u largua nga fusha dukshëm i frustruar, i shoqëruar nga stafi mjekësor.

Situata e tij ka ngritur shqetësime edhe për përfaqësuesen e Gjermanisë, ku trajneri Julian Nagelsman po e ndjek nga afër gjendjen e tij. Haverc ka qenë një nga titullarët e rregullt në ndeshjet e fundit miqësore të Gjermanisë dhe një mungesë e mundshme do të ishte një tjetër goditje për skuadrën, sidomos pas mungesave të tjera të rëndësishme në ekip.

Arsenali pritet të kryejë ekzaminime të detajuara në ditët në vijim për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot