A do të rikthehet si trajner i Chelseat? Lampard jep përgjigjen

- Bota Sot

A do të rikthehet si trajner i Chelseat? Lampard jep përgjigjen

Frank Lampard ka reaguar ndaj spekulimeve për një rikthim të mundshëm si trajner i Chelsea FC, duke theksuar se fokusi i tij aktual mbetet te puna me Coventry City.

Ish-mesfushori legjendar i Chelseat aktualisht po kalon një periudhë shumë të suksesshme në karrierën e tij si trajner, pasi ka arritur ta rikthejë Coventryn në Premier League pas 25 vitesh mungesë.

Lampard ka bërë të qartë filozofinë e tij për menaxhimin, duke theksuar se shumë gjëra në këtë profesion janë jashtë kontrollit të trajnerit.

“Bota e menaxhimit ka shumë gjëra jashtë kontrollit. Ti thjesht kontrollon punën tënde,” u shpreh ai.

Megjithatë, pavarësisht lidhjes së fortë emocionale me Chelsean, Lampard insistoi se aktualisht është plotësisht i përkushtuar ndaj projektit të tij te Coventry.

“Po e shijoj atë që po bëj këtu. Chelsea është një pjesë e madhe e jetës sime, por në këtë moment kjo është puna e tyre dhe puna ime është këtu,” deklaroi ai.

Arritja me Coventryn konsiderohet një nga sukseset më të mëdha të tij si trajner, madje vetë Lampard e ka cilësuar promovimin në Premier League si një nga momentet kulmore të karrierës së tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot