Mesfusha lë shumë për të dëshiruar

- Bota Sot

Mesfusha lë shumë për të dëshiruar

Real Madrid ka vendosur të ushtrojë opsionin e riblerjes për rikthimin e mesfushorit Niko Paz, i cili skadon më 30 maj.

Klubi madrilen po kërkon të përforcojë mesfushën e tij, një repart që ka shfaqur mungesë thellësie dhe formë të paqëndrueshme këtë sezon.

Sipas raportimeve të Diario AS, bordi i Realit ka marrë tashmë vendimin për të aktivizuar opsionin e blerjes së yllit tw Komos, i cili është fiksuar në vlerën 9 milionë euro.

Marrëveshja pritet të finalizohet para përfundimit të afatit në fund të majit.

21-vjeçari u largua nga Madridi në verën e vitit 2024 për t’iu bashkuar Komos, ku ka zhvilluar paraqitje shumë të mira.



Lexoni të gjitha në Bota Sot