Me hapa të vegjël drejt mbijetesës, duke përfituar edhe nga ndalesat e rivalëve.
Fiorentina barazoi 0:0 me Sassuolon, një rezultat që nuk i kënaqi tifozët, por që e largon edhe më shumë “Viola”-n nga zona e rrezikut: diferenca ndaj Lecces mbetet e pandryshuar (+8), ndërsa ndaj Cremoneses që është e 18-ta, rritet edhe me një pikë (+9).
Një rezultat pozitiv duke marrë parasysh mungesat e shumta, kundër një skuadre pa objektiva që nuk bëri shumë për të rrezikuar vendasit: nëse Fabio Grosso, një nga kandidatët për pankinën e Fiorentinës sezonin e ardhshëm, donte të impresiononte publikun e stadiumit “Artemio Franchi”, nuk ia doli.
Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç qëndrojë në bankën e Sasusolos.
Fiorentina u përpoq më shumë që në pjesën e parë, por pa konkretizim para portës. Sassuolo rrezikoi pas dhjetë minutash, kur një gabim i Dodos solli një kundërsulm të shpejtë: Armand Laurienté pasoi për Garcia, shumë aktiv në të majtë, por goditja e tij u ndal nga portieri David de Gea.
Fiorentina reagoi menjëherë me një kombinim mes Harrison dhe Dodô në të djathtë, të përfunduar me një goditje me thembër nga Gudmundsson, e devijuar në këndore nga Stefano Turati.
Rasti më i mirë i pjesës së parë erdhi rreth minutës së 30-të: një krosim nga Harrison ku Gudmundsson nuk arriti të godiste topin, ndërsa Manor Solomon gjuajti jashtë nga shumë afër portës.
Në pjesën e dytë, Fiorentina e nisi fort dhe sërish Gudmundsson pati një rast të mirë: kundërsulm i Dodô që pasoi prapa në vend se të gjuante, Solomon ndërhyri para Ranierit që ishte më i pozicionuar, topi shkoi te Gudmundsson por u ndal nga Turati.
Sassuolo reagoi dhe goditi shtyllën me Andrea Pinamonti, i shërbyer bukur nga Laurienté pas rreth 15 minutash lojë.
Pas javës së 34-të në Serie A, Fiorentina e zë vendin e 15-të me 37 pikë e Sassuolo në të 10-tin me 46 sosh.