Real Madrid rikthen talentin

- Bota Sot

Real Madrid rikthen talentin

Real Madrid ka vendosur të rikthejë talentin Nico Paz në shtëpi, duke shfrytëzuar klauzolën e riblerjes, e cila skadon më 30 maj.

Florentino Perez po kërkon të përforcojë mesfushën dhe argjentinasi është një opsion i mrekullueshëm për më shumë fantazi.

Lojtarë si Eduardo Camavinga dhe Dani Ceballos pritet të largohen, kështu që sipas AS Nico Paz do të rikthehet në Madrid për 9 mln euro.

21-vjeçari u largua nga Real Madridi në verën e vitit 2024 dhe prej dy vitesh luan te Como, ku ka shkëlqyer. Shifra 9 mln euro ka qenë e fiksuar që në atë periudhë. Sot mesfushori vlerësohet mbi 60 mln euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot