Sioni ka triumfuar në udhëtim, me rezultat 2:0 ndaj Baselit, në takimin e javës së 34-të të elitës së futbollit zviceran.
Futbollisti Rilind Nivokazi shënoi në minutën e 24-të, ndërsa Lukembila në atë të 60-tën.
Në minutën e 74-të Broschinski i Baselit dështoi nga penalltia.
Sioni u paraqit në fushë me tre shqiptarë, Rilind Nivokazin, Krëshnik Hajrizin e Benjamin Kolollin dhe Baseli me Albian Ajetin.
Futbollisti Ajeti është zëvendësuar në minutën e 46-të e Kololli në atë të 66-tën dhe Nivokazin në minutën e 80-të.
Hajrizi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 73-të.
Kapiten i Xherdan Shaqiri mungojë tek Baseli për shkak të lëndimit.
Sioni renditet në vend të katërt me 55 pikë, dy më shumë se Baseli që gjendet një pozitë më poshtë\.