Emanuela Rusta e katërt në gjysmëfinalen e madhe mes Bayern-it dhe Barçës

- Bota Sot

Emanuela Rusta e katërt në gjysmëfinalen e madhe mes Bayern-it dhe Barçës

Emanuela Rusta ka zbritur në fushë ditën e djeshme pasi UEFA e caktoi në skuadrën e gjyqtareve të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Women Champions League mes Bayern-it dhe Barçës.

Arbitria nga Shqipëria ishte e katërt e këtij dueli, i cili iu besua treshes kroate të kryesuar nga Ivana Martinčić.

Për Rustën ky duel ishte një vlerësim për punën e bërë deri më tani në këtë kompeticion.

Ajo ka qenë protagoniste me gjykimin e saj në ndeshjen delikate mes Wolfsburg-OL Lyonnes, ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinalen e Womens Champions League 2025-2026.

Sa i përket duelit, i cili u mbyll në barazim 1-1, Bayern-i vendosi rekord të ri spektatorësh pasi në “Allianz Arena” ishin të pranishëm 31.000 mijë tifozë. Ndërsa kjo sfidë ka qenë një suskses edhe sa i përket audiencës pasi është ndjekur nëpërmjet ekranit prej plot 1.29 milionë telespektatorësh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot