Drita vazhdon hapin e madh drejt titullit të kampionit të Kosovës.
Drita e ka mposhtur me rezultat 3:0 Llapin e Podujevës, në ndeshjen e luajtur në Gjilan.
Golat i realizuan Besnik Krasniqi (28), Abdoul Dante (48) e Veton Tusha (63).
Llapi është në zonë e kuqe, në vend të tetë me 33 pikë sa ka edhe Ferizaj në pozitën e parafundit.
Drita kryeson me 57 pikë, ka 4 më shumë se Ballkani në pozitën e dytë pas javës së 30-të në elitën e futbollit të Kosovës.