Një tërmet goditi Zvicrën lindore dhe Lihtenshtajnin herët në mëngjes të dielën.
Sipas Shërbimit Sizmologjik Zviceran, tërmeti ndodhi pak para orës 4:30 të mëngjesit.
Epiqendra ishte afërsisht gjashtë kilometra në lindje të Walenstadt (Kantoni i St. Gallen), në jug të Liqenit të Konstancës. Ekspertët raportuan një magnitudë prej 3.8 ballë.
Por çfarë është bërë temë gjithashtu është fakti se ndonëse një tërmet me magnitudë 3.8 konsiderohet relativisht i dobët, megjithatë, ai u ndje nga një numër i madh njerëzish.
Kjo kryesisht për shkak të thellësisë së tij të vogël.
Në këtë drejtim, shkruajnë mediat e huaja, ekspertët vlerësojnë se deri në 600,000 njerëz e ndjenë tërmetin.
Sipas Shërbimit Sizmologjik Zviceran, qindra raportime u morën menjëherë pas tërmetit.
Për fat të mirë, deri më tani nuk janë raportuar dëme të mëdha. Megjithatë, çarje të vogla në ndërtesa janë të mundshme.
Siç bëhet e ditur më tej, tërmeti u ndje edhe në rajonin e Liqenit të Konstancës.