Dimarco hyn në histori

- Bota Sot

Dimarco hyn në histori

Inter ka në përbërje një protagonist të jashtëzakonshëm këtë sezon, Federico Dimarco-n, i cili ka hyrë në historinë e Serisë A me një rekord të ri absolut për asistime në një sezon të vetëm.

Në ndeshjen ndaj Torinos, Dimarco dha asistin vendimtar për golin e avantazhit të shënuar nga Marcus Thuram në minutën e 23-të, duke e çuar numrin e tij total të pasimeve vendimtare në 17 në kampionat.

Ky shifër e çon mbrojtësin e krahut të majtë në një nivel historik, pasi asnjë lojtar nuk kishte arritur më parë një numër të tillë asistimesh në një sezon të vetëm të Serie A.

Më parë, Dimarco kishte barazuar rekordin e Papu Gómez-it me 16 asistime, por tashmë e ka tejkaluar duke vendosur standard të ri.

Ky sukses vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm për Interin, ku Dimarco është shndërruar në një nga armët më të rëndësishme në fazën sulmuese, duke kontribuar rregullisht me krosime dhe pasime vendimtare nga krahu i majtë.

Me këtë rekord, Dimarco jo vetëm që shkruan emrin e tij në historinë e Serie A, por konfirmohet edhe si një nga mbrojtësit më produktivë në futbollin evropian modern.



Lexoni të gjitha në Bota Sot