Milan nxjerr në shitje lojtarin e padëshiruar nga tifozët

- Bota Sot

Milan nxjerr në shitje lojtarin e padëshiruar nga tifozët

Milan pritet të bëjë shumë ndryshime në ekip gjatë verës.

Për të siguruar nënshkrimet e reja, është e nevojshme të bëhen edhe disa shitje. Një nga lojtarët që nuk është më në planet e trajnerit Max Allegri është edhe mesfushori difensiv, Youssouf Fofana.

Gazetari Nicolo Schira zbulon se drejtuesit e Milanit pretendojnë të përfitojnë 30 milionë euro nga shitja e Fofana.

Kujtojmë se 27-vjeçari u transferua në verën e vitit 2024 nga Monaco për 26 milionë euro, për gjatë këtyre dy sezoneve ai ka qenë shpeshherë në qendër të kritikave të shumta të tifozëve kuqezi.

Përveç Fofana, Milan po përgatitet për të bërë edhe disa largime të tjera, kryesisht lojtarë që nuk bëjnë pjesë në projekton e Allegri-t. Kujtojmë se Fofana ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 4 asiste për Milanin këtë sezon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot