Ardian Ismajli me Torinon arriti të frenojë liderin Interin, pasi ndeshja përfundoi baras me rezultat 2:2 në një përballje shumë interesante të Serie A.
Mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli u paraqit titullar për Torinon, duke treguar angazhim të madh në mbrojtje dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të arrijë një barazim të vlefshëm ndaj liderit të kampionatit.
Mysafirët kaluan në epërsi me golat e Thuram në minutën e 23-të dhe të Bisseck në minutën e 61-të, duke krijuar avantazh 0:2 për Interin.
Megjithatë, vendasit reaguan shpejt.
Simeone ngushtoi rezultatin në minutën e 70-të, ndërsa Vlashiq barazoi në minutën e 79-të nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:2
Pas javës së 34-të, Inter kryeson renditjen me 79 pikë, ndërsa Torino renditet në vendin e 13-të me 41 pikë.