Allegri mbron mesfushorin shqiptar

- Bota Sot

Allegri mbron mesfushorin shqiptar

Futbollisti Ardon Jashari është përballur me kritika nga opinioni sportiv së fundmi. Lojtari shqiptar është cilësuar si një “dështim” i afatit kalimtar, teksa minutat kanë qenë të pakta.

Por Allegri ka thënë në konferencë për shtyp se Jashari nuk është një futbollist i dobët, por pati fatin e keq që u dëmtua dhe si rrjedhojë mori pak minuta loje.

Megjithatë trajneri i Milanit është shprehur se Jashari do të jetë një element i rëndësishëm për të ardhmen e Milanit.

“Do të them vetëm një gjë: lojtarët nuk janë si makina.

Megjithatë, ka disa me përvojë të madhe që nuk e kanë problem të veshin fanellën e Milanit…

Mund të them për Jasharin se klubi bëri një investim të madh. Ai pati një dëmtim të keq dhe gjeti më pak kohë loje.

Por kjo nuk do të thotë se është i dobët, vetëm se ka pasur disa vështirësi këtë vit. Ai është 24 vjeç dhe do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e Milanit. Duhet pak durim.

Është normale që nëse më pas sjell lojtarë me përvojë që vijnë nga ligat e mëdha, ata të vijnë të gatshëm. Ideja e duhur është të krijosh një përzierje. Por gjithçka mund të përmirësohet”, ka thënë Masimiliano Allegri.
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot