Putin takon Arraghcin të hënën në Moskë, do informohet për ecurinë e negociatave me SHBA-në

- Bota Sot

Putin takon Arraghcin të hënën në Moskë, do informohet për ecurinë e negociatave me SHBA-në

Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, gjatë një vizite në Moskë ditën e hënë.

Sipas mediave iraniane, Araghchi do të informojë palën ruse mbi ecurinë e negociatave në zhvillim në Lindjen e Mesme, përfshirë përpjekjet për armëpushim dhe zhvillimet më të fundit diplomatike, veçanërisht në raport me Shtetet e Bashkuara.

Vizita në Moskë është pjesë e një turi diplomatik që ministri iranian ka nisur më herët, ndërsa në kryeqytetin rus ai pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë për të paraqitur një raport të detajuar mbi negociatat dhe situatën aktuale në rajon.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Rusisë ka konfirmuar se kryediplomati iranian do të zhvillojë bisedime në Rusi, megjithëse nuk ka dhënë detaje të plota mbi axhendën apo nëse takimi me Putinin është pjesë zyrtare e programit.

Vizita vjen në një moment të ndjeshëm për rajonin, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve dhe arritjen e një marrëveshjeje vijojnë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot