Nuk pati fitues në derbin e madh mes shqiptarëve dhe malazezëve

- Bota Sot

Nuk pati fitues në derbin e madh mes shqiptarëve dhe malazezëve

Nuk pati fitues në derbi, por as gola në ballafaqimin mes skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi dhe asaj malazeze Buduçnosti nga Podgorica, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit malazez.

Gjëja më e rëndësishme për Tuzin është se ata mbeten pesë pikë para rivalit të sotëm në luftën për një vend në garat evropiane, ndërsa Buduçnosti nuk fitoi për ndeshjen e tretë radhazi, as nuk shënoi gol.

Deçiqi ishte më i rrezikshëm në pjesën e parë, Petar Sekulloviq, Leon Ujkaj dhe Trimëror Selimi u munduan, por rrjeta e Milan Mijatoviqit mbeti e paprekur.

Në pjesën e dytë Balsha Radusinoviq humbi një rast për vendasit, ndërsa Nemanja Nikoliq dhe Stefan Gjukanoviq nuk arritën të shënojnë.

Deçiqi renditet në vend të tretë me 47 pikë e Buduçnosti në të pestin me 42 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot