Vora “zhyt” Egnatian në Rrogozhinë

- Bota Sot

Vora “zhyt” Egnatian në Rrogozhinë

Vora i ka befasuar të gjithë në javën e 33-të të Superiores. Teksa pritej që Egnatia të reagonte në kampionat, ekipi i drejtuar nga Arjan Bellai fitoi 2 – 0 në Rrogozhinë, vendimtare dopieta e Kasallës.

Goli i parë erdhi pas një gabimit fatal nga portieri i kampionëve, ndërsa Kasalla përfitoi dhe shtyu topin në rrjetë. Finalizimi i dytë për skuadrën vorake ndodhi përmes penalltisë, sërish Kasalla.

Në pjesën e dytë, Vora ishte më e “mobilizuar” në repartin defensiv dhe e mbrojti avantazhin me fanatizëm. Pas kësaj jave, Vora ngjitet në kuotën e 35 pikëve (vendi i 8-të), po aq sa ka edhe Tirana (vendi i 7-të).

Te Egnatia nga krahu tjetër, shkon në 3 numri i ndeshjeve radhazi pa fitore, 3 disfata..



Lexoni të gjitha në Bota Sot