Zhegrova dhe Jashari në dhjetë minutat e fundit, Milani dhe Juventusi ndahen baras

- Bota Sot

Zhegrova dhe Jashari në dhjetë minutat e fundit, Milani dhe Juventusi ndahen baras

Derbi i madh i Serie A ndërmjet Milanit dhe Juventusit ka përfunduar baras 0:0, në kuadër të javës së 34-të.

Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, por sulmuesit e të dyja palëve nuk ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë për të gjetur rrugën e golit.

Edon Zhegrova dhe Ardon Jashari, u aktivizuan në minutën e 80-të.

Zhegrova në radhët e Juventusit dhe Jashari në petkun e Milanit.

Zhegrova pati hapësirë në dhjetë minutat e fundit, ku tregoi paraqitje të mirë dhe ishte vazhdimisht i rrezikshëm për mbrojtjen vendase, duke tentuar të krijojë raste për skuadrën e tij. 

Pas këtij barazimi, Milani renditet në vendin e tretë me 67 pikë, ndërsa Juventusi në të katërtin me 64 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot