Prokuroria konfiskon 20 vetura në Pejë dhe rreth 50 kilogram ari

- Gazeta e Prizrenit

Prokuroria konfiskon 20 vetura në Pejë dhe rreth 50 kilogram ari

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se brenda tre muajve ka sekuestruar pasuri të dyshuara si të përfituara nga veprimtari kriminale.

Sipas njoftimit, janë sekuestruar gjithsej 20 vetura, rreth 49 kilogramë ari, 622 gramë diamante dhe 424 gramë argjend.

Po ashtu, janë konfiskuar edhe shuma të ndryshme parash në valuta të huaja, përfshirë euro, franga zvicerane, dollarë amerikanë dhe valuta të tjera.


Prokuroria ka bërë të ditur se këto veprime janë pjesë e angazhimeve për luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit./GS



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit