Xavi Simons humb Botërorin pas dëmtimit të rëndë në gju

- Bota Sot

Xavi Simons humb Botërorin pas dëmtimit të rëndë në gju

Nuk mund të marrë pjesë në Kupën e Botës as lojtari holandez i Tottenham, Xavi Simons. Dëmtimi i pësuar të shtunën në gjurin e djathtë ka bërë që mesfushori të mbyllë sezonin para kohe. Ai ka humbur kështu ndeshjet e fundit të Premier League dhe Botërorin amerikan.

“Thonë që jeta është mizore dhe kështu ndihem në këtë moment.

Sezoni im është mbyllur keq dhe po përpiqem ta pranoj. Sinqerisht, e kam zemrën të thyer”, – ka shkruar lojtari 23-vjeçar në rrjetet sociale.

“Gjithçka që doja ishte të luftoja bashkë me skuadrën.

Tani nuk mund ta bëj. E njëjta gjë vlen edhe për Botërorin, nuk mund të përfaqësoj vendin tim”, – shkruan më tej Simons, i cili ka luajtur 34 ndeshje me Holandën. Ai ka dëmtuar ligamentin krociat të gjurit në deshjen mes Tottenham dhe Wolverhampton, ku londinezët fituan 1-0.

Po afron fundi i sezonit dhe në këtë periudhë dëmtimet bëhen makth, me jo pak lojtarë të rëndësishëm që humbasin edhe Kupën e Botës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot