Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht

- Gazeta e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht

Në funksion të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe sigurisë së qytetarëve, Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se monumenti Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht në disa prej zonave të saj.

Ky vendim është marrë pas vlerësimeve profesionale që evidentojnë gjendje të rënduar të disa strukturave dhe rrezik potencial për vizitorët. Zonat me rrezik do të jenë të shënuara dhe të kufizuara deri në një njoftim të radhës.
Po ashtu, pezullohet menjëherë dhënia në shfrytëzim e hapësirave të kalasë për aktivitete nga organizata, iniciativa kulturore dhe artistë të pavarur, deri në stabilizimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve të sigurta.
“Publiku do të njoftohet me kohë për çdo zhvillim të mëtejmë dhe për afatet e mundshme të rihapjes. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve dhe palëve të interesuara, duke theksuar se ky vendim është në shërbim të ruajtjes së një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë sonë dhe të sigurisë së vizitorëve” thuhet në njoftim./IO / Gazeta e Prizrenit


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit