Napoli-Rrahmani/ Gati rinovimi i kontratës, detajet

- Bota Sot

Napoli-Rrahmani/ Gati rinovimi i kontratës, detajet

Napoli dhe Rrahmani do të vijojnë të jenë së bashku.

Klubi italian dhe mbrojtësi kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe sipas asaj që shkruhet, Rrahmani do të rinovojë deri në vitin 2029, me një pagë prej 3.8 milionë euro në vit.

“Napoli ka blinduar Amir Rrahmanin. Kontrata tashmë është nënshkruar dhe e vetmja gjë që mungon është njoftimi zyrtar, i cili do të bëhet pasi klubi të ketë siguruar matematikisht Ligën e Kampionëve.

Rrahmani ka vazhduar kontratën deri në vitin 2029 me vlerë prej 3.8 milionë euro në vit. Rrahmani pati disa oferta nga Arabia Saudite, Turqia dhe Anglia, por i refuzoi të gjitha sepse ishte i vendosur të mbetet pjesë e Napolit”, shkruan “Calcio Napoli24”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot