PSG – Bayern, sonte akti i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve

- Bota Sot

PSG – Bayern, sonte akti i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich do të ndeshen të martën në një përballje të madhe në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku pritet një duel mes dy prej skuadrave më të forta evropiane.

Skuadra franceze ka siguruar kalimin në këtë fazë pas një paraqitjeje bindëse kundër Liverpoolit, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 4-0 në çerekfinale. Paraprakisht, PSG kishte eliminuar edhe Chelsean në raundin e 16-tave me rezultat të thellë 8-2 nga të dyja ndeshjet.

Në anën tjetër, Bayern Munich, nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany, ka kaluar një rrugëtim të vështirë drejt gjysmëfinales. Fillimisht, bavarezët eliminuan Atalantën, ndërsa në çerekfinale arritën të përmbysin Real Madridin në një përballje dramatike në “Allianz Arena”.

Në ndeshjen vendimtare, Luis Diaz dhe Michael Olise realizuan në minutat e fundit për të siguruar kualifikimin për Bayernin, pavarësisht reagimit të Real Madridit që kishte kaluar në epërsi falë golave të Arda Guler dhe Kylian Mbappe.

Parisi do ta ketë në dispozicion Vitinhan pasi portugezi u rikuperua nga një dëmtim në thembër.

Quentin Djantou është padyshim jashtë për shkak të një problemi në kofshë.

Sa i përket Bayernit, Tom Bischof dhe Lennart Karl janë dy shqetësimet e tyre pasi kanë shfaqu probleme muskulare.

Ndeshja PSG -Bayern do të fillojë në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot