Pren dru në pronë private dhe su*lmon Policinë me veturë – i dyshuari në arrati në Suharekë

- Gazeta e Prizrenit

Pren dru në pronë private dhe su*lmon Policinë me veturë – i dyshuari në arrati në Suharekë

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në Suharekë, ku një person dyshohet për vjedhje dhe rrezikim të përgjithshëm pasi ka tentuar të godasë zyrtarët policorë me automjet, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 27 prill 2026 rreth orës 16:30 në fshatin Reqan, ku njësiti i hetuesisë ka pranuar informacion për një person që po prente dru në një pronë private.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka hasur në të dyshuarin B. Ahmetaj, i cili ndodhej me një automjet “pikap” të zi. I njëjti nuk iu është bindur urdhrave për ndalim dhe, sipas të dhënave nga terreni, ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë duke tentuar t’i godasë me automjetin e tij.

Pas kësaj, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Në vazhdim të ndjekjes, patrulla policore e ka hasur sërish në fshatin Sopi, por edhe aty i dyshuari ka refuzuar të ndalet dhe ka tentuar përsëri t’i godasë zyrtarët policorë me automjet, duke u larguar sërish.

Për rastin janë njoftuar njësitë relevante policore, ndërsa me udhëzim të Prokurorit kujdestar është iniciuar procedura për veprat penale “Vjedhje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Njësitë policore janë ende në terren në kërkim të të dyshuarit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit