Përfundon sezoni për Luka Modriç

- Bota Sot

Përfundon sezoni për Luka Modriç

Mesfushori i Milanit, Luka Modrić, ka përfunduar sezonin pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në fytyrë, si pasojë e dëmtimeve të marra në ndeshjen e fundit të Serie A.

Sipas njoftimit të klubit italian, reprezentuesi kroat iu nënshtrua operacionit në Milano për një frakturë komplekse të mollëzës së majtë, pas përplasjes aksidentale me lojtarin e Juventusit, Manuel Locatelli. Ndërhyrja kirurgjikale është kryer me sukses dhe lojtari tashmë ka nisur fazën e rikuperimit.

Nga klubi kuqezi është konfirmuar se sezoni për Modriçin ka përfunduar, ndërsa periudha e rikuperimit pritet të zgjasë rreth gjashtë deri në tetë javë. Megjithatë, ai mbetet në garë me kohën për të qenë pjesë e Kupës së Botës me përfaqësuesen e Kroacisë, ku mund të paraqitet me maskë mbrojtëse.

Pavarësisht moshës 40-vjeçare, Modriç ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare këtë sezon me Milanin, duke kontribuar me dy gola dhe tre asistime.



Lexoni të gjitha në Bota Sot