Tirana tronditet në momentin kyç

- Bota Sot

Tirana tronditet në momentin kyç

Sulmuesi i Tiranës, Etienne Tare ka pësuar një dëmtim serioz në shpatull, duke mbyllur kështu sezonin. Bardheblutë ndodhen në një moment delikat, duke luftuar për mbijetesë, teksa në “pikun” e sezonit marrin një tjetër goditje.

Është vetë sulmuesi 22-vjeçar që ka njoftuar dëmtimin e rëndë. Tare nuk e ka fshehur gëzimin, teksa u drejtohet tifozëve të Tiranës me falënderime për mbështetjen dhe mirëkuptimin që kanë treguar ndaj tij.

POSTIMI:

Për të gjithë tifozët e Tiranës. Dua të ndaj me ju disa lajme të këqija.

Pas vlerësimeve mjekësore, fatkeqësisht kam pësuar një dëmtim në shpatull që kërkon kohë për rikuperim.

Për këtë arsye, nuk do të mund të vazhdoj të luaj për pjesën e mbetur të këtij sezoni futbollistik. Kjo është shumë e vështirë për mua ta pranoj, pasi gjithmonë dua të jem në fushë duke dhënë maksimumin për ekipin dhe për ju. Por tani për tani, fokusi im duhet të jetë te shërimi dhe rikthimi më i fortë.

Faleminderit për mbështetjen, mesazhet dhe mirëkuptimin tuaj të jashtëzakonshëm. Do të thotë shumë për mua. Do të punoj çdo ditë për t’u rikuperuar dhe për t’u kthyer më i fortë se kurrë. Shihem së shpejti!.



Lexoni të gjitha në Bota Sot