FIFA kërkon të ndryshojë rregullat për kartonët

- Bota Sot

FIFA kërkon të ndryshojë rregullat për kartonët

FIFA po përgatitet të nisë një revolucion të vogël, në fakt, për të mbrojtur spektaklin dhe protagonistët e Kupës së Botës.

Sipas BBC-së, zgjerimi i turneut në 48 ekipe dhe rritja që rezulton në numrin e ndeshjeve e kanë shtyrë organin drejtues të futbollit botëror të planifikojë një “amnisti” të dyfishtë për kartonët e verdhë.FIFA është gati të bjerë dakord për të “fshirë” të gjithë kartonët e verdhë pas fazës së grupeve dhe çerekfinaleve të Botërorit. Kjo, për shkak se duan të zvogëlohet rreziku që lojtarët të humbasin ndeshjet me eliminim direkt në Botëror.

Pra, nëse një prej lojtarëve ka marrë 2 kartonë të verdhë radhazi, në 2 ndeshjet e fundit të grupeve, ai s’do të mungojnë në fazën tjetër, duke “hequr qafe” rregullin që ka qenë deri më sot në fuqi.

Propozimi do të diskutohet zyrtarisht të martën gjatë Këshillit të FIFA-s në Vankuver. Kjo reformë synon të sigurojë që akti i fundit i turneut të jetë një paradë yjesh, duke zvogëluar ndikimin e sanksioneve të akumuluara gjatë një procesi konkurrues, tashmë më të gjatë dhe më kërkues.  

Prioriteti është i qartë, merita sportive në fushë duhet të mbizotërojë mbi automatizmat burokratike të rregulloreve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot