Barcelona po e ndjek me shumë interes situatën dramatike te Totenhemit, ku kërcënimi i një rënieje tronditëse nga Premier Liga mund të shkaktojë një largim të vërtetë alentesh.Menaxhmenti i blaugranave ka synuar tashmë disa shtylla të “Spurs”, ku ndër pozicionet më të kërkuara janë mbrojtësit qendrorë Miki van de Ven dhe Kristian Romero. Holandezi në veçanti konsiderohet si shtesa ideale për mbrojtjen e Flik, falë aftësisë së tij për të ndërtuar lojën.
Çavi Simons dhe Lukas Bergvall janë lojtarë me potencial të lartë, të aftë për të siguruar një rritje të menjëhershme të cilësisë teknike.
Pavarësisht problemeve të fundit fizike që e kanë penguar suedezin, klubi katalanas mbetet i bindur për vlerën e marrëveshjes, duke i parë ata si përshtatjen e përsosur për filozofinë e lojës së Barçës, e cila është gjithmonë në kërkim të lojtarëve të shkëlqyer me topin.
Pjesa e fundit e planit të përforcimit është emri i Pedro Porros. Anësori spanjoll konsiderohet zgjedhja e parë për krahun e djathtë, veçanërisht duke pasur parasysh shitjen e mundshme të Zhyl Kunde, i cili do të siguronte hapësirën financiare të nevojshme për këtë transferim.