Bayern po kërkon një sulmues të ri. Ja lista me 6 emra

- Bota Sot

Bayern po kërkon një sulmues të ri. Ja lista me 6 emra

Nicolas Jackson do të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern Munich, pasi senegalezi nuk ka bindur dhe do të rikthehet në verë te Chelsea.

Drejtori sportiv, Max Eberl, po shqyrton disa opsione për të gjetur një zëvendësues të denjë për Harry Kane, në rast kur anglezi mund të dëmtohet ose thjesht për të pushuar.

Nja ngë këta emra është ai i Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb do të largohet në fund të këtij sezoni nga Juventus si lojtar i lirë dhe transferimi i tij te Bayern do të ishte falas.

Një tjetër opsion është edhe Fisnik Asllani, i cili ka shkëlyqer në sezonin e tij të parë në Bundesligë me Hoffenheim dhe ka një klauzolë largimi 30 milionë euro.

Pjesë e listës janë dhe dy yjet e Neëcastle, Nico Woltemade i transferuar verën e kaluar për 90 milionë euro nga Stuttgart, por që ka rezultuar një zhgënjim dhe Anthony Gordon, i cili rolin kryesor e ka si anësor, por mund të luajë edhe si sulmues.

Brian Brobbey i Sunderland po ashtu po merret në konsideratë nga bavarezët dhe konsiderohet si një alternativë serioze. I fundit por jo më pak i rëndësishëm është sulmuesi i ri i Leverkusen, Christian Kofane, i cili ka një klauzolë largimi 60 milionë eurosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot