Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka marrë një vlerësim të madh nga La Liga dhe EA Sports, duke u përfshirë në listën e të nominuarve për "Team of the Season" (TOTS).
Ky nominim vjen si pasojë e formës së tij konsistente dhe ndikimit vendimtar që ka pasur te skuadra e RCD Mallorca gjatë gjithë këtij edicioni garues.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi ishullor ka ftuar të gjithë tifozët që ta përkrahin "Piratit" me votat e tyre për ta përzgjedhur atë mes lojtarëve më të mirë të kampionatit spanjoll.
Përfshirja e Muriqit në këtë listë elitare, krahas yjeve të Real Madridit dhe Barcelonës, rikonfirmon statusin e tij i një nga sulmuesit më të rrezikshëm dhe më të respektuar në Evropë për momentin.