Malisheva gati për derbin me Gjilanin

- Bota Sot

Malisheva gati për derbin me Gjilanin

Malisheva synon tre pikë për të ruajtur pozitën e tretë në elitën e futbollit të Kosovës. 

Malisheva do të ndeshet me Gjilanin, në takimin e javës së 31-të, në fakt është edhe derbi i javës.

Malisheva është në vend të tretë me 45 pikë, ka një më shumë se Gjiani që gjendet në të pestin.

“Nesër, në sfidën ndaj Gjilanit - hyrja falas.

Po hyjmë në fazën finale të kampionatit, në momentet kur presim të kurorëzojmë sezonin me arritjen e objektivit, plasmanin në garat europiane.

Nesër, në sfidën direkte ndaj Gjilanit na duhet mbështetja e secilit nga ju, nga tribuna për të iu dhënë edhe më tepër forcë futbolistëve tanë për arritjen e objektivit. 

Pra, nesër të gjitha rrugët na dërgojnë në ‘Liman Gegaj’!

Le të jemi bashkë për fitore, festë e krenari për qytetin tonë”, thuhet nga FC Malisheva.



Lexoni të gjitha në Bota Sot