Kapiteni i Dritës, Besnik Krasniqi, beson e shpreson se pikët e plota do të mbesin në Gjilan në përballje me Prishtinën.
Ballafaqimi mes këtyre rivalëve pritet me kërshëri nesër (15.00, në Gjilan), për faktin se është derbi i dy skuadrave më të mira në vendin tonë.
“’Intelektualët’ janë forcë për ne.
Duhet të japim maksimumin dhe në fund të arrijmë tre pikët”, tha mes të tjera Krasniqi.
Drita kryeson renditjen me 57 pikë pas javës së 30-të në elitën e futbollit të Kosovës, ndërsa Prishtina renditet në pozitën e katërt me 45 sosh.