Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany foli pas humbjes spektakolare 5-4 nga daj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Energjia ishte aty. Vuajtëm, por ishim edhe të rrezikshëm”, deklaroi Kompany pas ndeshjes.
Trajneri belg e pranoi se pesë golat e pësuar janë shumë në një gjysmëfinale, por theksoi se performanca në sulm jep arsye për optimizëm për ndeshjen e kthimit.
“Normalisht, të pësosh pesë gola në udhëtim do të thotë të jesh jashtë. Por nëse i shikon rastet që krijuam, mund të kishim shënuar më shumë”, shtoi Kompany, i cili e përcolli ndeshjen nga tribunat pasi ishte i suspenduar.
Ai shtoi se pikërisht këto raste të krijuara duhet t’i japin besim skuadrës për ndeshjen e kthimit.
“Nëse nuk krijon asgjë, është e vështirë të besosh në përmbysje. Por kur je i rrezikshëm siç ishim ne, atëherë duhet vetëm më shumë përqendrim dhe konkretizim i rasteve.”
Pavarësisht disfatës në Paris, Bayerni mbetet në garë dhe do ta tentojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit në Gjermani.