Fitorja 5-4 e PSG-së kundër Bayern Munich ishte shumë e rëndësishme edhe për trajnerin e francezëve, Luis Enrique.
Ai është bërë trajneri që ka arritur më shpejt 50 fitore në Champions League, duke thyer rekordin që mbahej nga Pep Guardiola.
Sipas Opta, Enrique e realizoi këtë për 77 ndeshje, duke drejtuar Barcelonën dhe PSG-në.
Me këtë, spanjolli ia rrëmbeu rekordin Pep Guardiolës, i cili e kishte arritur shifrën e 50 fitoreve në ndeshjen e tij të 80-të, kur Bayern Munich mposhti Dinamo Zagrebin me rezultatin 2-0 në dhjetor të vitit 2015.