Xhiro e 21 e Superligës së Kosovës në futboll do të zhvillohet këtë mesjavë dhe sjellë duele jashtëzakonisht interesante.
Tri ndeshjet e para zhvillohet sot ku do të shohim duele mjaftë interesante.
Lideri i Superligës, Drita, do të ballafaqohet me Prishtinën për të kërkuar një tjetër fitore në rrugëtimin drejt titullit të kampionit.
Ballafaqim tejet interesant do të jetë edhe ai për mbijetesë ndërmjet Llapit dhe Prishtinës së Re që po kërkojnë edhe më tutje t’i shpëtojnë rënies nga elita e futbollit kosovar.
Ndërsa në ndeshjen tjetër ballafaqohen Malisheva dhe Gjilani, klube këto që po synojnë vendin e tretë, pozitë kjo e cila siguron pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 15:00.