Bëhen publike datat e Kupës së Afrikës 2027

- Bota Sot

Bëhen publike datat e Kupës së Afrikës 2027

Pas një edicioni dhe finale dramatike mes Senegalit dhe Marokos, janë bërë publike datat për edicionin e ri të Kupës së Afrikës.

Sipas njoftimit zyrtar, ky kampionat do të mbahet nga 19 qershori deri më 17 korrik të vitit 2027.

Për momentin, Kupa e Kombeve të Afrikës mbetet nën mbikëqyrjen e Kenias, Ugandës dhe Tanzanisë. Kjo është në pritje të një ndryshimi të mundshëm të situatës, veçanërisht për shkak të vonesave në përgatitjet nga disa prej vendeve pritëse.

Më 7 prill 2023, CAF ua dha organizimin e ngjarjes tri vendeve për herë të parë .

Megjithatë, situata tani duket shumë e pasigurt.

Kenia është zotuar të ofrojë pesë stadiume: tre në Nairobi, përfshirë një të ri, dhe dy në Kakamega dhe Eldoret. Katër qytete pritëse në Tanzani do të presin garën, dy prej të cilave do të kenë stadiume të reja: Arusha dhe Dodoma. Sa i përket Ugandës, janë zgjedhur tre qytete: Kampala, Hoima dhe Lira.

Dy të fundit pritet të kenë stadiume të reja.

Por sipas gazetës Le Monde, ka arsye për shqetësim pas një raporti të shkruar pas një vizite inspektimi të CAF-it. Ndërsa Tanzania është sipas planit, Uganda dhe Kenia thuhet se po përjetojnë vonesa të konsiderueshme në ndërtimin dhe rinovimin e stadiumeve, si dhe në infrastrukturën tjetër të akomodimit.

Andaj Konfederata e Futbollit Afrikan këtë të enjte, në Vankuver do të mbajë kongresin vjetor të organizatës, ku do të dikutohet edhe njëherë rreth kësaj çështjeje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot