Shpërblimi për 48 skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e këtij viti rritet.
Ky është vendimi i marrë nga Këshilli i FIFA në mbledhjen e zhvilluar në Vancouver në prag të Kongresit të këtij institucioni që do të mbahet këtë të enjte.
Rritja e shpërblimit është me 15% dhe lidhet me të ardhurat më të mëdha komerciale që kanë derivuar nga edicioni i Kupës së Botës së këtij viti.
Shpërblimi total është rritur nga 727 milionë dollarë në 871 milionë dollarë. Çdo skuadër do të ketë një kontribut minimal prej 2.5 milionë për përgatitjen dhe prej 10 milionë dollarësh vetëm për pjesëmarrjen në fazën e grupeve.
Pjesa tjetër e shpërblimit do të jepet në varësi të ecurisë së skuadrave gjatë kampionatit botëror të futbollit. Skuadra që do të fitojë titullin botëror do të përfitojë 50 milionë dollarë.
Ndërkaq, Këshilli i FIFA ratifikoi edhe normën që ndëshkon me karton të kuq lojtarët që mbyllin gojën gjatë një debati me kundërshtarin duke marrë shkas edhe në rasti Prestianni.
Po kështu do të ndëshkohet me karton të kuq që lë fushën e lojës në shenjë proteste kundër një vendimi arbitrar, një masë kjo që u mor pas rastit të Senegal në finalen me Marokun në Kupën e Afrikës.
Po kështu do të zerohen kartonët e verdhë të lojtarëve pas fazës së grupeve dhe pas çerekfinaleve
Ndërkaq, zgjedhja e presidentit të FIFA për periudhën 2027-2031, ku presidenti aktual Gianni Infantino ka vendosur kandidaturën do të zhvillohen vitin e ardhshëm në Kongresin e 77 të FIFA, ndërsa fushata elektorale do të nisë që këtë të enjte. Ndërkaq, FIFA ka nisur konsultmet për të bërë të detyrueshme për klubet që të kenë në fushë të paktën një futbollist që vjen nga ekipet U20 apo U21.