Mourinho për rikthimin te Reali...

- Bota Sot

Mourinho për rikthimin te Reali...

Jose Mourinho është në qendër të vëmendjes, pasi po lidhet me një rikthim te Real Madridi.

Klubi mbretëror nuk është i bindur nga Alvaro Arbeloa dhe pritet të ndaj rrugët pas përfundimit të sezonit.

Një nga emrat e përfolur për trajner të ri është edhe Jose Mourinho.

Portugezi është pyetur edhe nga mediat, dhe asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për tu rikthyer.

”Special One” së fundi ka bërë një deklaratë interesante, ku thotë se është një nga të paktët trajnerë që është larguar nga Real Madridi pa u shkarkuar.

“Duhet të jem një nga të paktët trajnerë që është larguar nga Real Madridi pa u shkarkuar. Presidenti më tha para se të largohesha, tani vjen pjesa e mirë, tani vjen pjesa e lehtë. Pjesën e vështirë e ke bërë tashmë.”, ka deklaruar Jose Mourinho.



Lexoni të gjitha në Bota Sot