Greenwood para transferit të karrierës?

- Bota Sot

Greenwood para transferit të karrierës?

Sulmuesi i Marseilles, Mason Greenwood, mund të realizojë këtë verë një transfer të madh, pasi për të po interesohet seriozisht Juventusi. 

Greenwood po kalon një formë të shkëlqyeshme në Francë, gjë që ka tërhequr vëmendjen e gjigantit italian, shkruan “Daily Mail”.

Ky 24-vjeçar po zhvillon edhe një sezon shumë të suksesshëm në Francë, ku në 38 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 25 gola dhe ka regjistruar tetë asistime.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, ndërsa si destinacioni më i mundshëm i ardhshëm përmendet Juventusi.

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, Marseille mund të detyrohet ta shesë Greenwoodin për arsye financiare nëse nuk arrin të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm.

Klubi francez aktualisht mban vendin e tretë në Ligue 1 me 49 pikë, që është pozicion që siguron pjesëmarrjen në këtë garë elitare.

Megjithatë, gara për tre vendet e para është shumë e fortë. Marseille ka vetëm dy pikë më shumë se Lyoni, tri më shumë se Lille dhe gjashtë më shumë se Monaco dhe Rennes,, të cilët renditen në vendet e gjashtë dhe të shtatë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot