Është e vështirë për të hequr dy “vija paralele” mes Vllaznisë në dy fazat e para dhe e javëve të fundit gjatë këtij sezoni, aty ku duket sikur nuk ka asgjë të përbashkët në rezultate.
Edhe pse euforia ishte e madhe për triumfin në Kupë e Superiore, tashmë ekipi shkodran është kthyer me “këmbë në tokë”, eliminimi nga Kupa e Shqipërisë dhe janë “rrëzuar” nga Elbasani në krye të kampionatit.
Për të kuptuar shkallën e vështirësisë në gjetjen e rezultateve, mjaftonë të përmendim se në 9 ndeshjet e fundit (Superiore dhe Kupë), kuqeblutë grumbullojnë vetëm 2 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje.
Por kjo nuk është e gjitha. Problemi kryesor në ekipin e Edi Martinit, përkon me “fikjen” e bomberit Bekim Balaj. Sulmuesi dhe pika e referimit në finalizimin e rasteve ka gati 2 muaj që nuk e gjen rrugën e rrjetës.
E vështirë për të kuptuar se çfarë po ndodh me 35-vjeçarin, i cili luan rregullisht dhe nuk ka pasur probleme fiizke.