Kompany: I thashë Luis Enriques ‘si mundesh ta shikosh lojën nga tribunat?’

- Bota Sot

Kompany: I thashë Luis Enriques ‘si mundesh ta shikosh lojën nga tribunat?’

Një moment interesant dhe me nota humori ka ardhur pas super përballjes mes Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut në gjysmëfinalen e Champions League.

Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, i cili e ndoqi ndeshjen nga tribuna për shkak të pezullimit, e ka zbuluar një bisedë të shkurtër me homologun e tij të PSG-së, Luis Enrique.

Kompany tregoi se nuk e kupton zgjedhjen e disa trajnerëve për ta ndjekur ndeshjet nga lart:

“E kam pyetur Luis Enriquen: si mund të të pëlqejë të jesh në tribunë? Nuk është aspak argëtuese.”

Ai shtoi se vetë nuk do ta zgjidhte kurrë këtë mënyrë: “Unë isha në tribunën e medieve dhe nuk është diçka që do ta bëja me dëshirë.”

Sipas tij, edhe pse Luis Enrique ndonjëherë preferon ta shikojë lojën nga lart për ta pasur një pamje më taktike, për Kompanyn kjo mbetet një eksperiencë e pakëndshme.

Ndeshja mes PSG-së dhe Bayernit ishte një nga më spektakolaret e viteve të fundit, e mbyllur me rezultat të çmendur 5-4 për parisienët, duke hyrë në histori të Champions League.

Pas ndeshjes, dy trajnerët shkëmbyen edhe batuta dhe komplimente, duke e reflektuar respektin e madh mes tyre, pavarësisht rivalitetit të fortë në fushë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot