Manchester United përgatit ofertë për Leaon

- Bota Sot

Manchester United përgatit ofertë për Leaon

Manchester United ka pikëtuar Rafael Leaon si një nga objektivat për merkaton verore.

Sipas raportimeve, ”Djajtë e kuq” po planifikon një ofertë në drejtim të Milanit, ku përfshihen para plus një futbollistë, shkruan IndeksOnline.

Portugezi nuk ka pasur hapisrë të madhe këtë sezon nën urdhërat e Maximilliano Allegrit dhe kuqezinjtë janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat gjatë verës.

Manchester United është ndër klubet e interesuara për një sulmues të krahut dhe Leao është njëri prej tyre.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milan janë të gatshëm për bisedime derisa kanë tre lojtarë të United që mund të përfshihen në marrëveshje.

Rosonerët kanë monitoruar situatat e Manuel Ugarte, Marcus Rashford dhe Joshua Zirkzee, të cilët janë të lirë të largohen nga Manchester United në verë. Treshja mund të jetë pjesë e negociatave, ndërsa United kërkon të ulë çmimin e kërkuar për Leao.



Lexoni të gjitha në Bota Sot